Përshkrimi
Ame Clinique & Spa kërkon një Specialiste të Shërbimit ndaj Klientit me sjellje të këndshme, organizim të mirë dhe paraqitje profesionale, e cila do të menaxhojë pritjen, komunikimin dhe përvojën e klientëve në klinikë.
Detyrat
- Pret klientët dhe i udhëzon në hapësirat e klinikës.
- U jep klientëve informacion për shërbimet dhe trajtimet që ofrohen.
- Administron telefonatat, mesazhet dhe kërkesat e klientëve.
- Organizon rezervimet dhe planin ditor.
- Bashkërendon takimet ndërmjet klientëve dhe stafit profesional.
- Kujdeset për komunikimin me klientët para dhe pas takimeve.
- Mban dhe përditëson dokumentacionin si edhe të dhënat e klientëve.
- Punon ngushtë me stafin për garantimin e ecurisë së shërbimeve.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në recepsion, shërbim ndaj klientit ose klinika estetike konsiderohet përparësi.
- Zotëron aftësi shumë të mira për komunikim dhe bashkëveprim me klientët.
- Ka paraqitje të rregullt dhe profesionale.
- Dallon për organizim të mirë dhe vëmendje ndaj hollësive.
- Tregon përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për punë ekipore.
- Ka njohuri bazë të programeve kompjuterike, MS Office dhe sistemeve të rezervimeve.
- Njeh gjuhën angleze.
- Ka qasje pozitive dhe fokus ndaj klientit.
Ofrohen:
- Mjedis pune profesional dhe pozitiv.
- Mundësi për rritje profesionale.
- Trajnim dhe mbështetje gjatë përshtatjes në këtë rol.
- Mundësi për t'iu bashkuar një ekipi profesional në sektorin e estetikës dhe mirëqenies.
Dokumentet e kërkuara