Përshkrimi
Ame Clinique & Spa dëshiron të angazhojë një Nail Artist kreative, të përpiktë dhe profesionale, e cila ka pasion për estetikën dhe mirëmbajtjen e thonjve.
Detyrat
- Ofrimi i shërbimeve të manikyrit, pedikyrit dhe trajtimeve për thonjtë.
- Krijimi i modeleve dhe zbukurimeve në përputhje me kërkesat e klientëve.
- Udhëzimi i klientëve për përzgjedhjen e formave, ngjyrave dhe shërbimeve të përshtatshme.
- Sigurimi i higjienës dhe sterilizimit të pajisjeve të punës.
- Mbajtja e vendit të punës të rregullt, të pastër dhe të organizuar.
- Përdorimi i duhur i materialeve dhe produkteve profesionale.
- Ofrimi i një përvoje të kënaqshme dhe cilësore për klientët.
Kualifikimet
- Përvojë e mëhershme në rolin e Nail Artist.
- Njohuri të mira për manikyr, pedikyr, xhel, semi-permanent dhe nail art.
- Saktësi në punë dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.
- Kreativitet dhe ndjenjë e zhvilluar për estetikën.
- Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje profesionale ndaj klientëve.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe gatishmëri për të mësuar e për të zhvilluar aftësitë profesionale.