Përshkrimi
Ame Clinique & Spa është në kërkim të një Recepsionisteje të sjellshme, të rregullt dhe me komunikim të zhvilluar, e cila do të shërbejë si kontakti i parë me klientët dhe do të ketë rol të rëndësishëm në përvojën e tyre në klinikë.
Detyrat
- Të presë klientët dhe t’u japë informacion për shërbimet që ofron klinika.
- Të menaxhojë telefonatat, rezervimet dhe planifikimin ditor.
- Të koordinojë takimet ndërmjet klientëve dhe stafit profesional.
- Të administrojë dokumentacionin dhe të dhënat e klientëve.
- Të kujdeset për rregullin dhe organizimin e hapësirës së recepsionit.
- Të bashkëpunojë ngushtë me stafin për funksionimin sa më të mirë të shërbimeve.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë.
- Përvoja e mëparshme si recepsioniste konsiderohet avantazh.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe paraqitje profesionale.
- Të ketë shkathtësi organizative dhe saktësi në punë.
- Të ketë njohuri bazë në programe kompjuterike, përfshirë MS Office dhe sistemet e rezervimeve.
- Të njohë gjuhën angleze.