Përshkrimi
Klar & Coffee është në kërkim të një Ekonomiste Magazine me përvojë, e cila do të merret me administrimin e proceseve të magazinës dhe çështjeve financiare që lidhen me to.
Detyrat
- Të administrojë lëvizjet hyrëse dhe dalëse të mallrave në magazinë.
- Të hedhë në sistem faturat e shitjes dhe të blerjes.
- Të mbajë dhe të verifikojë arkën ditore.
- Të kryejë rakordimin mes magazinës dhe financës.
- Të realizojë inventarizime të rregullta në periudha të caktuara.
- Të bashkëpunojë ngushtë me sektorin e financës dhe kontabilitetit.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë në Ekonomi, Financë ose Kontabilitet.
- Të ketë të paktën 2 vite përvojë në një rol të ngjashëm.
- Të zotërojë shumë mirë programin Financa 5.
- Të ketë njohuri të mira mbi parimet themelore të kontabilitetit.
- Të dijë të përgatisë dhe të regjistrojë faturat e shitjes dhe të blerjes.
- Të ketë njohuri për menaxhimin e arkës, përfshirë hyrje-daljet dhe rakordimet.
- Të ketë përvojë në administrimin e magazinës dhe të inventarit.
- Të shfaqë aftësi të mira organizative, korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie.