Përshkrimi
Ame Clinique & Spa, ku kujdesi profesional bashkohet me elegancën, kërkon një Recepsioniste që do të përfaqësojë standardet e larta dhe përvojën e përditshme që u ofrohet klientëve.
Detyrat
- Pritja e klientëve duke respektuar standarde të larta shërbimi dhe sjelljeje profesionale.
- Administrimi i rezervimeve dhe planifikimi i agjendës së trajtimeve.
- Bashkërendimi i lëvizjes së klientëve me ekipin e klinikës.
- Dhënia e informacionit të hollësishëm për shërbimet dhe trajtimet.
- Trajtimi i pagesave dhe i proceseve të recepsionit.
- Mbajtja e hapësirës së recepsionit të rregullt, elegante dhe mikpritëse.
- Krijimi i marrëdhënieve afatgjata e profesionale me klientët.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në recepsion, hospitality ose klinikë estetike konsiderohet e preferueshme.
- Komunikim shumë i mirë dhe paraqitje profesionale e shkëlqyer.
- Aftësi të forta organizimi dhe kapacitet për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
- Njohuri të mira të Microsoft Office dhe të sistemeve për rezervime.
- Njohja e gjuhës angleze; gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.
- Diskrecion dhe sjellje profesionale gjatë trajtimit të klientëve dhe informacionit.