Përshkrimi
ITE Group operon në tregun shqiptar si një prej kompanive kryesore në fushën e materialeve elektrike, pajisjeve elektronike dhe impianteve fotovoltaike. Në funksionin e shitjes me pakicë dhe të shpërndarjes në Shqipëri, kompania përfaqëson marka të njohura ndërkombëtare. Ndër partnerët më të rëndësishëm përfshihen: Schneider Electric, Philips, Bosch, Huawei, Vimar, Vortice, 3M, Pramac, Arnocanali, Prysmian Group, Femi CZ dhe Electrocanali. Një pjesë me peshë në strukturën e ITE Group është reparti i Asamblimit të Paneleve Elektrike, i krijuar në vitin 2006. Në këtë njësi prodhohen panele elektrike të shpërndarjes, të kondicionimit dhe të automatizimit industrial. Kompania gëzon gjithashtu të drejtën e përfaqësimit si Panel Builder nga Schneider Electric deri në 4000 A.
Në kuadër të zgjerimit të stafit, ITE Group kërkon të punësojë Shites ne Dyqan për një nga pikat e saj në qytetin e Durresit.
Detyrat
- Të ofrojë shërbim cilësor për çdo person që paraqitet pranë banakut, duke e asistuar me informacion, ofertë dhe përmbushje të kërkesave sipas procedurave të kompanisë.
- Të udhëzojë klientët mbi veçoritë e produkteve të disponueshme në dyqan dhe të japë sqarimet e nevojshme për plotësimin e kërkesave nga stoku i dyqanit ose nga magazina e kompanisë.
- Të kryejë të gjithë procesin e shitjes, përfshirë dorëzimin e mallit sipas kërkesës së klientit, faturimin dhe arkëtimin.
- Të identifikojë mungesat në stok dhe të raportojë për to.
- Të ndjekë furnizimin e dyqanit nga magazina qendrore, duke përgatitur kërkesat për plotësimin e treguesve të stokut dhe duke zbatuar procedurat përkatëse të kompanisë.
- Të verifikojë gjendjen e inventarit.
Kualifikimet
- Të zotërojë njohuri të mira për materialet elektrike; njohuritë teknike konsiderohen përparësi.
- Të ketë njohuri bazë të Paketes Microsoft Office dhe përvojë të mëparshme me regjistrimin e faturave të mallit dhe lëvizjeve Hyrje-Dalje të produkteve.
- Të ketë eksperiencë në fusha të ngjashme.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi me klientët.
- Të tregojë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës.
- Të jetë i aftë të punojë në grup.
- Të ruajë konfidencialitetin.