Përshkrimi
“ITE Group” operon në tregun shqiptar si një ndër kompanitë kryesore në fushën e materialeve elektrike, pajisjeve elektronike dhe telekomunikacionit. Në cilësinë e distributorit në Shqipëri, kompania përfaqëson disa nga markat më të njohura ndërkombëtare. Ndër partnerët më të rëndësishëm renditen “Schneider Electric”, “Philips”, “Bosch” dhe “Vimar”. Këto bashkëpunime pasqyrojnë standard të lartë në produkte dhe shërbime, duke mbështetur cilësinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të “ITE Group”.
Si pjesë e zgjerimit të ekipit, kompania është në kërkim të një Menaxheri produkti të specializuar në sisteme.
Kandidati ideal për këtë rol duhet të ketë përvojë të gjerë në identifikimin e nevojave të klientëve dhe në kuptimin e ambientit të biznesit. Kërkohet qasje e fortë komerciale, njohje e plotë e parimeve të shitjes dhe marketingut, si edhe aftësi shumë të mira komunikimi.
Detyrat
Menaxhon një kategori produktesh për kompaninë, konkretisht në fushën e sistemeve:
- Sisteme Zjarri
- Sisteme Audio + Evac
- Home Automation
- Sisteme CCTV
- Mban përgjegjësi për përcaktimin e çmimeve të shitjes dhe të promocioneve për këtë kategori, me synim rritjen e shitjeve dhe maksimizimin e fitimit.
- Administron marrëdhëniet me furnitorët dhe kujdeset për menaxhimin e asortimentit të kësaj kategorie produktesh.
- Monitoron që vlera e stokut të jetë në nivelet e kërkuara nga kompania dhe nga kategoria përkatëse, ndjek stokun problematik duke propozuar çmime dhe oferta promovuese, si edhe kryen alokimet e nevojshme për produktet që nuk kanë qarkullimin e duhur në pikat e shitjes.
- Objektivi kryesor i rolit është rritja e shitjeve dhe e fitimit, duke kontribuar në zgjerimin e vazhdueshëm të biznesit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare; preferohet diplomë në Inxhinieri Elektrike.
- Të ketë mbi 5-vjet përvojë pune në shitje me shumicë dhe pakicë.
- Të përdorë mirë paketën Microsoft Office.
- Të zotërojë gjuhën Angleze.