Përshkrimi
Kërkohet instruktor për zhvillimin e kurseve profesionale 1-vjeçare në profilin Teknik Elektroshtepiake, me angazhim me kohë të pjesshme.
Detyrat
- Harton dhe zhvillon pjesën teorike e praktike të programit mësimor, përfshirë punën në laborator.
- E zbaton programin e kursit me saktësi të lartë.
- Monitoron përparimin e kursantëve përgjatë mësimit, deri në pajisjen e tyre me certifikim.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Inxhinieri Elektroteknike ose Elektroshtepieke.
- Të posedojë 4 vjet përvojë pune.
- Të ketë kualifikime dhe çertifikime të ndryshme.
- Të zotërojë njohuri bazë të kompjuterit dhe të paketës Microsoft Office.
- Përvoja në mësimdhënje konsiderohet avantazh.
- Të demonstrojë komunikim të mirë dhe aftësi bashkëpunimi me stafin.
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën shqipe, e shoqëruar me fotografi.