Përshkrimi
Kërkohet Instruktor për zhvillimin e kursit profesional HIDRAULIK me kohë të pjesshme.
Detyrat
- Harton dhe realizon programin mësimor si në teori ashtu edhe në praktikë, në laborator.
- Zbaton me saktësi planprogramin e kursit.
- Monitoron përparimin e kursantëve gjatë mësimit deri në pajisjen e tyre me certifikim.
Kualifikimet
- Duhet të ketë përfunduar arsim profesional për Hidraulik ose një profil të përafërt.
- Kërkohet përvojë pune në zbatimin e instalimeve hidraulike.
- Përvoja në mësimdhënie konsiderohet përparësi.
- Duhet të zotërojë njohuri kompjuterike, përfshirë paketën office.
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën shqipe, e shoqëruar me fotografi.