Përshkrimi
Kërkohet angazhim me kohë të pjesshme për mësimdhënie në kursin profesional Elektroauto.
Detyrat
- Përgatit dhe zhvillon planin mësimor, si në teori ashtu edhe në praktikë në laborator.
- Zbaton programin e kursit me saktësi.
- Monitoron progresin e kursantëve përgjatë mësimit, deri në marrjen e certifikimit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
- Të posedojë mbi 5 vite përvojë praktike pune në profilet Elektroauto.
- Përvoja në mësimdhënie konsiderohet avantazh.
- Të ketë njohuri të programeve bazë kompjuterike (microsoft office).
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën shqipe, e shoqëruar me fotografi.