Ndertimtari & InxhinieriTiranë5 ditë më parëFull Time
Përshkrimi
Për projektin e energjisë së pastër në Gjoricë/Bulqizë kërkohet një Inxhinier Elektrik Kantieri i përkushtuar, i cili do t’i bashkohet ekipit teknik për mbikëqyrjen dhe koordinimin e punëve elektrike në projektin fotovoltaik.
Kandidati ideal është profesionist i organizuar dhe me ndjenjë përgjegjësie, me përvojë në zbatimin e mbikëqyrjen e punimeve elektrike, kompetenca të mira teknike e komunikuese dhe gatishmëri për punë në kantier.
Pozicioni: Inxhinier Elektrik Kantieri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja e Projektit: Gjorice/Bulqize
Lloji i Punësimit: Me kohë të plotë / Bazuar në projekt
Detyrat
Inxhinieri Elektrik i Kantierit do të ketë këto përgjegjësi:
Të drejtojë mbikëqyrjen dhe koordinimin e punëve elektrike për ndërtimin, instalimin, testimin dhe komisionimin e projektit fotovoltaik në Bulqize/Shqipëri.
Të sigurohet që çdo punim elektrik zhvillohet sipas projektit të aprovuar, specifikimeve teknike, planit kohor të punimeve dhe kërkesave të sigurisë në punë.
Të shërbejë si lidhja kryesore mes ekipit të menaxhimit të projektit dhe kontraktorëve.
Të ndjekë nga afër punimet e përditshme të instalimeve elektrike/mekanike në kantierin e projektit Fotovoltaik.
Të mbikëqyrë e raportojë zbatimin e punëve elektromekanike, duke garantuar përputhjen me vizatimet e miratuara dhe specifikimet teknike.
Të kontrollojë punët e ndërtimit dhe instalimit që përfshijnë strukturat, Panelet Fotovoltaike, inverterat, transformatorët, kabinat elektrike, nenstacionin elektrike, linjen 110kV, kabllot DC, Stringjet, sistemet e tokëzimit etj.
Të evidentojë çështjet teknike, devijimet ose vonesat dhe t’i njoftojë menjëherë Menaxherit të Projektit ose drejtuesit përkatës të projektit.
Të verifikojë dhe konsolidojë vizatimet “as-built”.
Të përgatisë procesverbalet për punimet e fshehura.
Të garantojë që punimet elektrike respektojnë kodet, standardet dhe rregulloret në fuqi.
Të angazhohet në inspektime, testime dhe procedura të kontrollit të cilësisë përgjatë instalimit dhe zbatimit.
Të administrojë dokumentacion të rregullt në kantier.
Të përcjellë aktivitetet e parakomisionimit, testimit, energjizimit dhe komisionimit të sistemeve e pajisjeve elektrike.
Të konfirmojë që proceset e testimit dhe komisionimit kryhen e regjistrohen siç duhet.
Të punojë me kontraktorët, furnitorët dhe ekipet e komisionimit për gatishmërinë e sistemeve elektrike për testim dhe dorëzim.
Të bashkërendohet me disiplinat civile, mekanike dhe disiplinat e tjera të projektit për zbatim të pandërprerë dhe menaxhim të ndërfaqeve në kantier.
Të bashkëpunojë me kontraktorë, nënkontraktorë, konsulentë dhe përfaqësues të klientit për çështjet elektrike.
Të marrë pjesë në mbledhjet e kantierit, teknike, të progresit dhe të koordinimit, kur kërkohet nga projekti.
Të hartojë raporte ditore, javore dhe mujore për aktivitetet elektrike.
Të ofrojë të dhëna mbi ecurinë e ndërtimit, rreziqet, kufizimet, disponueshmërinë e materialeve dhe nevojat për burime.
Të nxisë dhe mbështesë respektimin e kërkesave HSE të projektit dhe procedurave të sigurisë në kantier.
Të sigurojë kryerjen e sigurt të punëve elektrike, me fokus të veçantë te rreziqet nga energjizimi, furnizimi i përkohshëm me energji dhe ndërfaqet e tensionit të lartë ose të mesëm, sipas rastit.
Të raportojë situatat dhe veprimet e pasigurta, aksidentet, incidentet dhe rastet e shmangura, në harmoni me procedurat e projektit.
Të koordinohet me ekipin HSE që të gjitha aktivitetet elektrike të realizohen në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.
Kualifikimet
Të ketë diplomë universitare në Inxhineri Elektrike.
Të posedojë së paku 3 vite eksperiencë; eksperienca ne Fushen e Projekteve Fotovoltaike konsiderohet avantazh.
Të ketë kompetenca shumë të mira Teknike.
Të jetë i/e aftë në përgatitjen e raporteve teknike dhe në komunikimin me kolegët e nënkontraktorët.
Të tregojë iniciativë dhe fleksibilitet në lidhje me orarin e punes.
Të zotërojë gjuhën Angleze në nivel mesatar.
Të ketë përvojë në zbatimin ose mbikëqyrjen e punimeve elektrike.
Përvoja e mëhershme në projekte solar PV, nënstacione, sisteme të shpërndarjes së energjisë apo projekte të ngjashme të infrastrukturës energjetike është përparësi.
Të njohë vizatimet teknike, diagramet njëlinjore, planimetritë e kabllove, vizatimet e tokëzimit dhe skemat elektrike.
Dokumentet e kërkuara
Curriculum Vitae e detajuar.
Gjonaj Group Holdings operon me kompani në 13 vende të botës, në sektorët e telekomunikacionit, prodhimit dhe shit-blerjes së energjisë, marketingut (shërbimet digjitale të biznesit), pasurive të patundshme dhe mikpritjes.