Përshkrimi
Pozicioni Monitorues Pamor është në një rezidencë banimi.
Detyrat
- Të mbikëqyrë të gjitha ambientet e përbashkëta për të siguruar mbarëvajtjen e tyre dhe t’i raportojë eprorit.
- Të kontrollojë dhe të njoftojë sallën e monitorimit dhe përgjegjësin përkatës për çdo anomali në ambientet e jashtme, zonat e gjelbëruara, hyrjet e parkimeve, kalimet e këmbësorëve dhe të mjeteve të urgjencës, sistemet mekanike, sistemet kundër zjarrit (Hidrant Sprinkler), sistemet kulluese, ashensorët, dyert, pllakat, dritaret dhe qepenat, si edhe për çdo problem tjetër të hasur gjatë shërbimit.
- Të pengojë kalimin e mjeteve motorike, biçikletave, motorëve dhe scooter-ëve elektrikë në hapësirat e brendshme të objektit.
- Të inspektojë të gjitha ambientet e përbashkëta brenda godinës dhe në territorin e jashtëm, duke lajmëruar sallën e monitorimit kur konstaton anomali.
- Në situata problematike, të raportojë dhe të kërkojë ndihmën e stafit të specializuar nëpërmjet sallës së monitorimit, përgjegjësit përkatës ose Administratorit.
- Të mbajë nën vëzhgim territorin jashtë godinës dhe të kujdeset për respektimin e rregullores së hapësirave të përbashkëta.
- Të vëzhgojë hyrjen dhe daljen e mjeteve motorike nga garazhi për të mundësuar qarkullimin e lirë të tyre dhe të lajmërojë eprorin për problemet e konstatuara.
- T’ia përcjellë eprorit ankesat dhe kërkesat e ndryshme të banorëve.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë të mëparshme pune në fushën e shërbimeve.
- Të zotërojë aftësi komunikuese dhe të respektojë etikën e komunikimit.
- Të ketë aftësi për t’u shërbyer klientëve.
- Të jetë në gjendje të mirë fizike për qëndrime të gjata në këmbë.