Ndertimtari & InxhinieriTiranë2 javë më parëFull Time
Përmbledhja
Kërkohet një kandidat për pozicionin Arkitekt.
Detyrat kryesore
Përgjegjësi të përgjithshme
Harton projektin në të gjitha fazat, nga koncepti ideor deri te projekti i zbatimit, duke përdorur aplikacione kompjuterike BIM (Revit).
Punon në bashkëpunim të ngushtë me profesionistë të tjerë të ekipit, përfshirë inxhinierë, menaxherë ndërtimi, topografë dhe teknologë të arkitekturës.
Harton dhe prezanton raporte, propozime dhe aplikime.
Identifikon dhe përcakton kërkesat që duhet të përmbushë projekti.
Rishikon planet në përputhje me rrethanat dhe zgjidh problemet që shfaqen gjatë ndërtimit.
Kontribuon në projekt dhe në menaxhimin e ekipit.
Shkëmben mendime me profesionistë të tjerë për çështjet e planifikimit.
Harton vizatime të hollësishme dhe specifikimet përkatëse.
Përcakton karakteristikat dhe nivelin e cilësisë së materialeve të nevojshme.
Përgatit dokumentacionin e aplikimeve për tenderë dhe prezantimet përkatëse.
Mbikëqyr projektin gjatë gjithë ciklit të tij, nga nisja deri në përfundim.
Trajton dhe zgjidh çështjet dhe vështirësitë që paraqiten në fazën e ndërtimit.
Mban të informuar përgjegjësin e sektorit dhe raporton vazhdimisht, sipas kërkesës së tij, për rezultatet e detyrave të caktuara dhe problemet e hasura.
Respekton me përpikëri normat e etikës dhe disiplinën në vendin e punës.
Mbron konfidencialitetin e çdo materiali të klasifikuar si konfidencial.
Përmbush edhe detyra të tjera të caktuara nga eprori.
Përgjegjësi të veçanta
Udhëheq dhe organizon projektimin, duke siguruar përmbushjen e kërkesave të klientit, respektimin e afateve dhe të standardeve të cilësisë.

Njeh në nivel shumë të mirë standardet, normat teknike, kodet e projektimit dhe mënyrat e dokumentimit të projektit të zbatimit.
Përdor në nivel të avancuar Autodesk Revit dhe metodologjinë BIM, duke mbuluar modelimin, administrimin, koordinimin dhe kontrollin e modeleve dixhitale.
Harton, bashkërendon dhe verifikon dokumentacionin teknik, detajet arkitektonike dhe vizatimet për zbatim.
GarantON që projektimi, modeli BIM, vizatimet teknike dhe specifikimet e projektit të jenë në përputhje me njëra-tjetrën.
Bashkërendon punën ndërmjet disiplinave, duke evidentuar dhe zgjidhur në kohë çështjet teknike.
Mban komunikim të drejtpërdrejtë me klientët, interpreton kërkesat e tyre dhe trajton komentet që japin.
Verifikon cilësinë e dokumentacionit para dorëzimit, për të siguruar saktësinë, plotësinë dhe përmbushjen e kërkesave të projektit.
Evidenton problemet, administron ndryshimet dhe propozon zgjidhje teknike që pakësojnë gabimet, vonesat dhe nevojën për ripunim.
Njëson dhe përmirëson proceset e punës, modelet Revit dhe dokumentacionin teknik sipas kërkesave të klientëve.
Kualifikimet e nevojshme
Arsimimi: Formim në Arkitekture.
Gjuhët e huaja: Zotërim shumë i mirë i gjuhës Anglisht.
Aftësitë kompjuterike: Njohuri në përdorimin e Msc Office, Autocad, Revit, Sketchup, Illustrator, Photoshop, 3D designing software.
Përvoja profesionale: Kërkohet eksperiencë mbi 5 vjet.
Dokumentet e kërkuara
CV.