Përshkrimi i punës
Koordinator Mirembajtje ne Objekt banimi
Përgjegjësitë
- Mbikëqyr të gjitha aktivitetet e mirëmbajtjes për të siguruar punë produktive dhe raporton te eprori.
- Përmbush me përpikëri detyrat e caktuara nga eprori, duke respektuar afatet përkatëse.
- Ndjek ekipet e punës gjatë ndërhyrjeve për të cilat është rënë dakord paraprakisht.
- Siguron që asnjë punim apo ndërhyrje të mos kryhet pa miratimin paraprak të eprorit.
- Mbikëqyr ekipet që kryejnë mirëmbajtjen periodike dhe informon eprorin për proceset e përfunduara.
- Inspekton sistemet mekanike, sistemet kundër zjarrit (Hidrant Sprinkler), sistemet kulluese, ashensorët, dyert, pllakat, dritaret, qepenat dhe BMS, duke njoftuar administratorin për çdo anomali.
- Verifikon punët e përditshme rutinë dhe inspekton të gjitha hapësirat e përbashkëta të godinës, si edhe territorin e jashtëm.
- Inspekton sistemet elektrike dhe ndriçimin brenda e jashtë godinës. Kur shfaqen probleme, raporton te administratori dhe kërkon ndihmën e stafit të specializuar.
- Mbikëqyr mirëmbajtjen e gjelbërimit në hapësirën e jashtme të godinës.
- Ndjek punën për mirëmbajtjen e pastërtisë së garazhit me mjete motorike.
- Mbikëqyr punën për ruajtjen e pastërtisë në ambientet e përbashkëta të godinës.
- Merret me shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave të ndryshme të banorëve.
Kualifikimet e kërkuara
- Për nivelin arsimor, përparësi ka arsimi i mesëm.
- Për përvojën e punës, përparësi kanë kandidatët që kanë administruar më parë pallate.
Dokumentet e kërkuara