Përshkrimi
Gener 2 SH.P.K ka hapur vendin e punës për Ekonomist Magazine.
Detyrat kryesore
- Përpunon çdo hyrje dhe dalje të artikujve në magazinë, duke respektuar rregullat e procedurat e kompanisë dhe dokumentacionin përkatës.
- Kujdeset që magazina të shërbejë vetëm për ruajtjen e inventarit dhe që hyrja në të të jetë e kufizuar.
- Kontrollon cilësinë dhe sasinë e mallrave, si edhe dokumentacionin që i shoqëron.
- Etiketon artikujt sipas procedurave të përcaktuara nga kompania.
- Regjistron në rend kronologjik Flete-Hyrjeve dhe Flete-Daljeve në Sistemin Financiar.
- Kujdeset për zbatimin e standardeve të sigurisë gjatë ruajtjes së inventarëve, duke respektuar kërkesat teknike dhe teknologjike të materialeve.
- Mbështet procesin e Nxjerrjes Jashte Perdorimit dhe përditëson regjistrat e inventarit dhe kartelat e artikujve të miratuar për këtë proces.
- Ndihmon në inventarizimin fizik të magazinave, duke i siguruar komisionit të gjithë informacionin dhe lehtësitë e nevojshme.
- Zbaton masa për ruajtjen e sigurt të artikujve, përfshirë parandalimin e humbjeve ose vjedhjeve.
- I përcjell periodikisht informacion Pergjegjesit te Magazines.
- Njofton për mallrat e dëmtuara dhe ato që kanë qarkullim të ngadaltë.
Kualifikimet e kërkuara
- Kërkohet arsim në Ekonomik ose Administrim Biznesi.
- Kërkohet zotërim i gjuhës Anglisht në nivel mesatar.
- Nevojiten njohuri të Paketës Office dhe të programeve financiare Financa 5 ose Alpha.
- Kërkohen mbi 3 vjet përvojë në një pozicion të ngjashëm pranë një kompanie ndërtimi.
Dokumentet e kërkuara