FINCA hap konkurs për pozitën Zyrtar/e për Zhvillim Biznesi / Agro
Në përditshmërinë tënde, do të vlerësosh nevojat financiare të klientëve, do të ofrosh zgjidhje kredituese për biznese dhe aktivitete bujqësore, dhe do të ndërtosh marrëdhënie afatgjata besimi me ta. Do të jesh ura që lidh institucionin me klientët në terren.
PËRGJEGJËSITË:
- Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;
- Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
- Të mbledhë, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
- Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
- Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve;
- Te vlerësojë riskun e kredisë;
- Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
- Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
- Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.
KUALIFIKIMET:
- Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi;
- Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
- Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Aftësi të forta analitike dhe organizative;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Posedimi i patentë shoferit.