FINCA Kosovë kërkon të punësojë Zyrtar për Shërbim ndaj Klientit
FINCA Kosovë të pret në ekipin e saj si Zyrtar për Shërbim ndaj Klientit në Fushë Kosovë. Këtu do të jesh fytyra e institucionit në degë, personi që i shërben klientëve me profesionalizëm dhe i ndihmon të gjejnë zgjidhjet e duhura financiare.
Përgjegjësitë:
- Regjistron transaksionet e pagesave me para të gatshme nga klientët.
- Identifikon dhe verifikon klientët përmes dokumenteve personale ose mjeteve të tjera gjatë ekzekutimit të pagesës.
- Pranon aplikacionet për kredi dhe para-kontratë sipas procedurës për menaxhimin e rrezikut kreditor dhe udhërrëfyesit për aplikimin e kredive.
- Disburon kredinë dhe përgatit marrëveshjen për kredi.
- Arkivon dhe mban dokumentacionin origjinal të marrëveshjes së kredisë, si dhe arkivimin në formë elektronike.
- Mirëmban klientët ekzistues.
- Shet në mënyrë proaktive produktet e kredisë dhe produkte të tjera gjatë kontaktit direkt me klientët në degë.
- Përgatit raporte javore, mujore dhe të tjera sipas kërkesave të zyrës qendrore.
- Zbaton rregullat dhe procedurat sipas standardeve më të larta të përvojës së klientit.
- Raporton drejtpërdrejt te Menaxheri i Degës dhe në mënyrë indirekte te Departamenti i Financave.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në ekonomi, financa, kontabilitet ose të ngjashme.
- Përvojë pune me menaxhim të parave të gatshme.
- Aftësi të mira kompjuterike.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
- Aftësi të forta analitike dhe organizative.
- Njohuria e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
- Preferohet posedimi i patentës së shoferit.