KONKURS
ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI – DEGA DEÇAN
PËRGJEGJËSITË:
- Të gjejë klientë potencialë për kredi biznesi duke prezantuar dhe promovuar ofertën kreditore.
- Të përcjellë lëvizjet, trendet dhe ndryshimet në treg.
- Të grumbullojë, shqyrtojë dhe vërtetojë të dhënat që kanë të bëjnë me aplikuesin për kredi.
- Të përgatisë dhe të analizojë pasqyrat financiare.
- Të zhvillojë portfolion dhe bazën ekzistuese të klientëve.
- Të bëjë vlerësimin e rrezikut kreditor.
- Të sigurojë menaxhim cilësor të portfolios së klientëve të biznesit.
- Të administrojë me efikasitet ciklin mujor të kthimit të kredive të miratuara.
- Të krijojë marrëdhënie afatgjata dhe profesionale me klientët, si dhe ta përfaqësojë institucionin në treg në pajtim me politikat dhe procedurat e tij.
KUALIFIKIMET:
- Diplomë universitare në ekonomi, financa ose administrim biznesi.
- Përvoja profesionale në institucione financiare konsiderohet përparësi.
- Njohje të mira për mjedisin e biznesit, si dhe për trendet dhe zhvillimet karakteristike të tij.
- Aftësi shumë të mira në komunikim.
- Shkathtësi të theksuara analitike dhe organizative.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Patentë shoferi.
Afati i fundit për aplikim është 09.09.2026.
FINCA Kosovë bën pjesë në rrjetin FINCA Impact Finance, i cili përfshin 13 institucione mikrofinanciare dhe banka që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe mbështesin individët dhe komunitetet me të ardhura të ulëta për të investuar në të ardhmen e tyre.