Konkurs
Zyrtar për Zhvillim Biznesi/Agro – Dega Pejë
Përgjegjësitë
- Të gjejë klientë të mundshëm për kredi biznesi duke promovuar ofertën kreditore.
- Të përcjellë lëvizjet, prirjet dhe ndryshimet në treg.
- Të grumbullojë, shqyrtojë dhe konfirmojë të dhënat që kanë të bëjnë me aplikuesin për kredi.
- Të përgatisë dhe të analizojë pasqyrat financiare.
- Të zhvillojë portfolion dhe bazën e klientëve.
- Të bëjë vlerësimin e rrezikut kreditor.
- Të kujdeset për cilësinë e portfolios së klientëve të biznesit në mënyrë profesionale.
- Të administrojë me efikasitet procesin mujor të ripagesave për kreditë e miratuara.
- Të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme dhe profesionale me klientët, si dhe të përfaqësojë institucionin në treg në pajtim me politikat dhe procedurat e tij.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në ekonomi, financa ose administrim biznesi.
- Përvoja e punës në institucione financiare konsiderohet përparësi.
- Njohuri për mjedisin e biznesit, si dhe për trendet dhe zhvillimet përkatëse.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim.
- Aftësi të theksuara analitike dhe organizative.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Patentë shoferi.
Afati i fundit për aplikim është 18.09.2026.
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, i cili përfshin 13 institucione mikrofinanciare dhe banka që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe ndihmojnë individët dhe komunitetet me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.