Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group prej Gusht 2025, është kompania e parë e shitjes me pakicë në modë që ka sjellë në Shqipëri modelin e menaxhimit Franchisee. Me synimin për të vendosur një nivel të ri në tregun e veshjeve dhe në shërbimin ndaj klientit, kompania ka transformuar tregun shqiptar duke ofruar marka ndërkombëtare të njohura dhe alternativa cilësore produktesh. Fashion Group Albania vepron në qendrat kryesore tregtare Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), duke administruar 10 marka të njohura: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret dhe Aldo. Aktualisht ka 17 dyqane fizike, si edhe një platformë online.
Albi Group, i krijuar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është zhvilluar nga një ndërmarrje e vogël familjare në një grup të rëndësishëm në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e produkteve FMCG, shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group fokusohet te kënaqësia e klientëve, përgjegjësia shoqërore dhe qëndrueshmëria mjedisore, duke synuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.
Pozicioni: Shites/e
Njesia: Okaidi QTU
Vendndodhja: QTU-Qendra Tregtare Univers
Fashion Group Albania kërkon të rinj të talentuar, të cilëve u pëlqen një mjedis dinamik, për ekipin e dyqanit Okaidi QTU në qendrën tregtare QTU. Personi i përzgjedhur do të kujdeset për shërbimin ndaj klientëve dhe për ruajtjen e një hapësire të organizuar e mikpritëse.