Përshkrimi
Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që nga Gusht 2025, është kompania e parë e shitjes me pakicë në fushën e modës që prezantoi në Shqipëri modelin e menaxhimit Franchisee. Me synimin për të vendosur një standard të ri për modën/veshjet dhe shërbimin ndaj klientit, kompania ka transformuar tregun shqiptar përmes markave të njohura ndërkombëtare dhe alternativave cilësore të produkteve. Fashion Group Albania vepron në qendrat kryesore tregtare, përfshirë Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), dhe administron 11 marka të njohura: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Aktualisht, kompania ka 17 dyqane fizike dhe ofron gjithashtu përvojë online në platformën e saj.
Albi Group, i krijuar më shumë se 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është zhvilluar nga një biznes i vogël familjar në një ndërmarrje të rëndësishme në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen. Albi Group fokusohet te kënaqësia e klientëve, përgjegjësia sociale dhe qëndrueshmëria mjedisore, duke kontribuar për një të ardhme më të mirë për komunitetin.
Pozicioni i punës: Specialiste e Shitjeve
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Pranë TEG, Tiranë
Afati: Kontratë 1 vjeçare (zëvendësim Leje Lindje)
Përmbledhja e pozicionit:
Specialistja e Shitjeve në departamentin e Financës do të mbikëqyrë financiarisht ciklin e shitjeve dhe arkëtimeve, do të administrojë llogaritë e arkëtueshme dhe do të garantojë korrektësinë e të dhënave financiare. Roli mbështet mbylljen mujore, pajtueshmërinë fiskale, raportimin financiar dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm.
Detyrat
- Rakordon financiarisht shitjet dhe arkëtimet, duke siguruar që transaksionet të jenë të sakta, të plota dhe të regjistrohen në kohë.
- Administron dhe rakordon llogaritë e arkëtueshme (Accounts Receivable), duke ndjekur balancat e klientëve, arkëtimet dhe zërat e pambyllur.
- Kryen rakordimet bankare që lidhen me ciklin e shitjeve dhe ndjek evidentimin e zgjidhjen e diferencave financiare.
- Garanton rakordimin dhe verifikimin e TVSH-së dhe librave të shitjes, në përputhje me kërkesat fiskale në fuqi.
- Merr pjesë në mbylljen mujore (Month-End Closing), duke siguruar rakordimin dhe mbylljen në afat të llogarive nën përgjegjësinë e saj.
- Përgatit dhe shqyrton vjetërsinë e llogarive të arkëtueshme (Aged Receivables), ndjek balancat e vonuara dhe koordinon procesin e arkëtimeve.
- Verifikon saktësinë dhe trajtimin financiar e fiskal të faturave të shitjes, Credit Notes dhe dokumentacionit financiar mbështetës.
- Administron rakordimet dhe netimet klient-furnitor, duke garantuar dokumentimin e nevojshëm dhe trajtimin e duhur kontabël.
- Vëzhgon dhe analizon diferencat në llogaritë e shitjeve dhe të klientëve, si dhe bashkërendon veprimet korrigjuese me palët përkatëse.
- Merr pjesë në raportimin financiar dhe kontrollet sipas standardeve IFRS, përfshirë vlerësimin vjetor të Expected Credit Loss (ECL) sipas IFRS 9.
- Ndihmon në zhvillimin e kontrolleve të brendshme, proceseve financiare dhe nismave të automatizimit.
- Jep mbështetje për auditimet e brendshme e të jashtme, si edhe për kërkesat periodike të raportimit financiar.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të ngjashme.
- Minimumi 3 vjet përvojë relevante në Financë/Kontabilitet.
- Njohuri shumë të mira të kontabilitetit dhe të legjislacionit tatimor.
- Aftësi shumë të mira në Excel.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi organizative.
- Aftësi për të punuar me efikasitet si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.