Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 javë më parëFull Time
Përshkrimi
Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që prej Gusht 2025, është kompania e parë e shitjes me pakicë në industrinë e modës që ka sjellë në Shqipëri modelin e menaxhimit Franchisee. Me synimin për të vendosur standarde të reja në tregun e veshjeve, modës dhe shërbimit ndaj klientit, kompania ka transformuar tregun shqiptar përmes markave ndërkombëtare të njohura dhe alternativave cilësore. Fashion Group Albania operon në qendrat kryesore tregtare Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), me një portofol prej 11 markash: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Aktualisht, kompania ka 17 dyqane fizike dhe ofron edhe përvojë online për klientët.
Albi Group, i krijuar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është zhvilluar nga një biznes i vogël familjar në një kompani të rëndësishme në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e produkteve FMCG, shërbimet ushqimore dhe mikpritje.
Grupi fokusohet në kënaqësinë e klientëve, përgjegjësinë sociale dhe qëndrueshmërinë mjedisore, duke synuar të krijojë një të ardhme më të mirë për komunitetin.
Pozicioni i punës:Specialiste e Shitjeve Departamenti: Financë Vendndodhja: Pranë TEG, Tiranë Afati: Kontratë 1 vjeçare (zëvendësim Leje Lindje)
Përmbledhja e pozicionit:
Specialistja e Shitjeve në departamentin e Financës mbikëqyr kontrollin financiar të procesit të shitjeve dhe arkëtimeve, administron llogaritë e arkëtueshme dhe garanton saktësinë e informacionit financiar. Roli mbështet mbylljet mujore, përputhshmërinë fiskale, raportimin financiar dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm.
Detyrat
Kryen pajtimin financiar të shitjeve dhe arkëtimeve, duke garantuar që transaksionet të jenë të sakta, të plota dhe të regjistruara në kohë.
Administron dhe pajton llogaritë e arkëtueshme (Accounts Receivable), duke ndjekur balancat e klientëve, arkëtimet dhe zërat e pambyllur.
Realizon pajtimet bankare që lidhen me procesin e shitjeve dhe ndjek evidentimin e zgjidhjen e diferencave financiare.
Garanton pajtimin dhe verifikimin e TVSH-së dhe librave të shitjes, në përputhje me kërkesat fiskale në fuqi.
Merr pjesë në mbylljen mujore (Month-End Closing), duke siguruar pajtimin dhe përmbylljen në kohë të llogarive që ka në përgjegjësi.
Përgatit e analizon vjetërsinë e llogarive të arkëtueshme (Aged Receivables), monitoron balancat e vonuara dhe bashkërendon ndjekjen e arkëtimeve.
Verifikon saktësinë, trajtimin financiar dhe fiskal të faturave të shitjes, Credit Notes dhe dokumentacionit financiar mbështetës.
Administron pajtimet dhe netimet klient-furnitor, duke siguruar dokumentimin dhe trajtimin e saktë kontabël.
Ndjek dhe analizon diferencat në llogaritë e shitjeve e të klientëve, si edhe koordinon masat korrigjuese me palët përkatëse.
Ndihmon në raportimin financiar dhe kontrollet sipas standardeve IFRS, duke përfshirë vlerësimin vjetor të Expected Credit Loss (ECL) sipas IFRS 9.
Jep kontribut në përmirësimin e kontrolleve të brendshme, proceseve financiare dhe nismave të automatizimit.
Ofron mbështetje gjatë auditimeve të brendshme e të jashtme, si edhe për kërkesat periodike të raportimit financiar.
Eksperienca:
Kërkohen të paktën 3 vjet përvojë në një rol të ngjashëm.
Kualifikimet
Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të ngjashme.
Minimumi 3 vjet përvojë relevante në Financë/Kontabilitet.
Njohuri shumë të mira të kontabilitetit dhe të legjislacionit tatimor.
Aftësi shumë të mira në Excel.
Orientim i lartë ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative.
Aftësi për të punuar me efikasitet si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
Kushtet e Punës
Ofrohet një mjedis pune profesional dhe dinamik, paketë konkurruese kompensimi e përfitimesh, si edhe mundësi për zhvillimin e plotë të potencialit profesional.