Përshkrimi
Evapify Albania po zgjeron ekipin dhe kërkon një Specialist/e për Kujdesin ndaj Klientit me aftësi shumë të mira në komunikim dhe organizim.
Pagë neto 90,000 Lekë.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbajtja e komunikimit të përditshëm me klientët përmes telefonatave nga zyra.
- Dhënia e ndihmës për klientët dhe trajtimi i kërkesave të tyre në mënyrë profesionale.
- Ndjekja e porosive së bashku me dokumentacionin përkatës.
- Mbikëqyrja e pagesave dhe kontaktimi telefonik i klientëve për t’u kujtuar detyrimet e papaguara, gjithmonë në mënyrë korrekte dhe profesionale.
- Bashkërendimi me departamentet e tjera për të siguruar një nivel të lartë shërbimi.
Kualifikimet
Kriteret e kërkuara:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë ose në një fushë të ngjashme.
- Njohuri të mira në aspektet ekonomike dhe administrative.
- Përdorim shumë i mirë i Microsoft Excel dhe i paketës Microsoft Office.
- Përvoja në role menaxheriale ose në marrëdhënie me klientët konsiderohet përparësi.
- Aftësi shumë të mira në komunikim, negocim dhe organizim.
- Gatishmëri për punë në grup dhe aftësi për të menaxhuar situata me profesionalizëm.
Ofrohet
- Pagë neto 90,000 Lekë.
- Pozicion pune në zyrë me komunikim telefonik, pa angazhim në terren.
- Mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe rritje page në varësi të performancës.
- Mjedis pune profesional.