Përshkrimi
Evapify Albania është në kërkim të një Merchandiseri energjik dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar skuadrës së saj.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Vendosja dhe kujdesi për raftet në përputhje me standardet e kompanisë.
- Rregullimi dhe paraqitja e saktë e produkteve në pikat e shitjes.
- Evidentimi i gjendjes së rafteve dhe produkteve përmes fotografimit.
- Njoftimi i çështjeve të hasura gjatë punës në terren.
Kualifikimet
Kriteret e kërkuara:
- Patentë shoferi e kategorisë B.
- Gatishmëri dhe fleksibilitet për lëvizje sipas kërkesave të pozicionit.
- Shkathtësi të mira organizative dhe kujdes i lartë ndaj hollësive.
- Aftësi të mira në komunikim dhe bashkëpunim me ekipin.
- Sjellje e përgjegjshme dhe korrektësi gjatë punës.
- Përvoja e mëparshme konsiderohet përparësi.
Ofrohet
- Pagë neto 60,000 Lekë.
- Orari i punës: E hënë – E premte, 09:00 – 17:00.
- Të shtunën, 09:00 – 15:00.
- Mjedis profesional pune.