Evapify Albania është në kërkim të një Ekonomisti Junior (mashkull) për t’iu bashkuar stafit të kompanisë.
Detyrat
- Do të ndihmojë në zhvillimin e proceseve financiare dhe administrative të kompanisë.
- Do të merret me regjistrimin dhe përpunimin e dokumenteve financiare.
- Do të monitorojë inventarët dhe do të kryejë rakordime në baza periodike.
- Do të hartojë raporte dhe tabela pune në Microsoft Excel.
- Do të komunikojë me klientët përmes telefonatave për ndjekjen e pagesave, porosive dhe çështjeve administrative.
- Do të bashkëpunojë me departamentet e tjera për të siguruar rrjedhë të rregullt të proceseve të punës.
Kualifikimet
- Kërkohet diplomë universitare në Ekonomi, Financë ose në një fushë të afërt.
- Nevojiten njohuri shumë të mira në Microsoft Excel dhe në paketën Microsoft Office.
- Përvoja ose njohja e programit Financa 5 konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
- Kandidati duhet të jetë i aftë të punojë në grup dhe të respektojë afatet e caktuara.
- Vlerësohen përgjegjshmëria dhe korrektësia në punë.
Ofrohet:
- Pagë neto 90,000 Lekë.
- Punë në ambient zyre me komunikim telefonik, pa angazhim në terren.
- Mjedis profesional pune.
- Mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe për rritje page në varësi të performancës.