Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K vepron në treg që nga viti 2009 dhe përfaqëson në mënyrë ekskluzive brandin ndërkombëtar Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, shkallëve lëvizëse dhe tapeteve lëvizëse. Kompania është në kërkim të një Supervizor Kantieri.
Kualifikimet
Kërkesat që duhet të përmbushen:
- Të mbulojë nevojat e punëtorëve në kantiere të ndryshme.
- Të koordinojë shkarkimin e ashensorëve dhe shkallëve elektrike për instalime të reja.
- Të kujdeset për shkarkimin dhe ruajtjen e sigurt të materialeve që janë në proces reklamacioni.
- Të administrojë depozitimin e materialeve të mbetura nga instalimet e ashensorëve dhe shkallëve elektrike dhe t’i regjistrojë në magazinë me inventar.
- Të sigurojë përgatitjen dhe plotësimin e kushteve teknike në kafazet e ashensorëve dhe të shkallëve elektrike para instalimit, duke përfshirë kontrollet paraprake, skelerin, ndriçimin, ventilimin, tokëzimin dhe ganxhat.
- Të jetë përgjegjës për veglat e punës për të gjitha grupet e instalatorëve dhe mirëmbajtësve.
- Të mbikëqyrë gjendjen teknike të automjeteve të punës, kontrollin e tyre periodik, si edhe pastërtinë dhe gjendjen e tyre fizike.
- Të verifikojë dimensionet e kafazit sipas vizatimit teknik final për ashensorët dhe shkallët elektrike.
- Të ofrojë mbështetje të ndryshme logjistike gjatë procesit të mirëmbajtjes së ashensorëve dhe shkallëve elektrike.
Vendi i punës
- Puna realizohet në terren në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, si edhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Paga
- Pagesa ofrohet në nivel të kënaqshëm.
- Niveli i pagës përcaktohet edhe në varësi të përvojës së punonjësit dhe rezultateve të tij në punë.