Përshkrimi
Eme Ashensor është në kërkim të një Magazinieri.
Detyrat
- Të evidentojë çdo hyrje dhe dalje të materialeve ose mjeteve të punës në magazinat e kompanisë, duke i pasqyruar ato në regjistrat përkatës.
- Të mirëmbajë ruajtjen, organizimin dhe identifikimin e saktë të mallrave, me synim shmangien e dëmtimeve dhe humbjeve.
- Të punojë në bashkërendim të afërt me departamentet e instalimit dhe mirëmbajtjes për përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve që nevojiten për projektet në terren.
- Të raportojë rregullisht mbi gjendjen e stokut dhe të kontribuojë në realizimin e inventarëve fizikë.
- Të garantojë që të gjitha mallrat të mbahen në kushte të përshtatshme sigurie dhe ambienti.
- Të informojë menjëherë eprorin në rast të çdo dëmtimi, mospërputhjeje apo mungese të konstatuar.
- Të kryejë edhe detyra të tjera të ngjashme sipas nevojave të shoqërisë.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme e punës në këtë profil konsiderohet përparësi.
- Kërkohen njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
- Nevojiten aftësi organizative, ndjenjë përgjegjësie dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Kandidati duhet të zotërojë Leje drejtimi tipi B.
- Kërkohet aftësi për bashkëpunim në grup.
- Kandidati duhet të ketë vendbanimin në Durrës.
Lagjia 8, Durrës.