Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K është aktive në treg që nga viti 2009 dhe vepron si distributor ekskluziv i markës ndërkombëtare Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe në Kosovë, duke ofruar shërbime në shitje, instalim dhe mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve lëvizëse dhe tapeteve lëvizëse.
Pozita e hapur është Punëtor në instalim/mirëmbajtje ashensorësh.
Kualifikimet
- Mosha e preferuar për këtë rol është 22-40 vjeç.
- Përparësi kanë kandidatët që dinë të interpretojnë skema elektrike dhe mekanike dhe që kanë përvojë në fushat elektrike dhe mekanike.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh.
- Kërkohen persona të motivuar dhe me ndjenjë përgjegjësie gjatë orarit të punës.
- Kandidatët duhet të jenë të aftë për punë dhe në gjendje të mirë fizike dhe mendore.
- Nevojitet Leje drejtimi kategoria B. (Patentë).
- Kërkohen aftësi për komunikim dhe bashkëpunim në grup, si edhe gatishmëri për të mbrojtur interesat e kompanisë.
- Kandidatët duhet të tregojnë profesionalizëm dhe të ruajnë sekretin tregtar, si edhe informacionet konfidenciale që mund të marrin gjatë angazhimit të tyre në punë.
Vendi i punës
- Angazhimi realizohet në terren në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, si edhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Paga
- Ofrohet pagë e kënaqshme dhe kushte të favorshme pune.
- Ekziston mundësi për zhvillim në karrierë në varësi të përvojës së fituar.
- Kompania ofron trajnime dhe mundësi kualifikimi.
- Për transferimet jashtë Shqipërisë, punëmarrësi përfiton, përveç pagës, edhe dietë ushqimore.
- Për transferimet jashtë Shqipërisë, punëmarrësi përfiton, përveç pagës, edhe dietë ushqimore.