Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K ushtron veprimtarinë e saj që prej vitit 2009 dhe është përfaqësues ekskluziv i markës ndërkombëtare Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe në Kosovë për shitjen, instalimin dhe servisimin e ashensorëve, shkallëve lëvizëse dhe tapeteve lëvizëse.
Kompania po kërkon të angazhojë Punëtor në instalim/mirëmbajtje ashensorësh.
Kualifikimet
- Mosha e dëshiruar për këtë rol është 22-40 vjeç.
- Përparësi kanë kandidatët që dinë të interpretojnë skema elektrike dhe mekanike dhe që kanë përvojë në punë elektrike dhe mekanike.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh.
- Kërkohen persona me motivim të lartë dhe ndjenjë përgjegjësie gjatë orarit të punës.
- Kandidatët duhet të jenë të aftë për punë dhe në gjendje të mirë fizike dhe mendore.
- Nevojitet leje drejtimi e kategorisë B.
- Kërkohen aftësi për bashkëpunim dhe komunikim në grup, si edhe përfaqësim i interesave të kompanisë ku ushtrohet puna.
- Kandidatët duhet të tregojnë profesionalizëm dhe të ruajnë sekretin tregtar, si dhe informacionet konfidenciale që mund të marrin gjatë punës.
Vendi i punës
- Angazhimi realizohet në terren në mbarë Shqipërinë, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, si edhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Paga
- Ofron pagë të kënaqshme dhe kushte të favorshme pune.
- Ekziston mundësi për zhvillim në karrierë në varësi të përvojës së përfituar.
- Kompania mundëson trajnime dhe kualifikime profesionale.
- Për transferimet jashtë Shqipërisë, punëmarrësi përfiton edhe dietë ushqimore përveç pagës.