Përshkrimi
Raporton tek: Menaxheri i Marketit / Përgjegjësi i Turnit
Qëllimi i rolit
Ky rol synon të mbajë produktet e marketit të vendosura, të organizuara dhe të paraqitura në mënyrë të rregullt, duke siguruar që ato të jenë të disponueshme në rafte, të kenë etiketa të sakta dhe që klientët të marrin shërbimin e duhur.
Detyrat
- Vendos dhe organizon mallrat në rafte dhe në sektorët e caktuar.
- Sigurohet që secili produkt të ketë çmimin ose etiketën përkatëse.
- Verifikon datat e skadencës dhe njofton Përgjegjësin ose Menaxherin për produktet problematike.
- Shqyrton dhe regjistron produktet pa etiketim ose përkthim të nevojshëm në gjuhën shqipe, duke vepruar sipas procedurave të kompanisë.
- Mbikëqyr gjendjen e rafteve dhe garanton rimbushjen e vazhdueshme të tyre me produkte.
- Kujdeset për rregullimin, prezantimin dhe mirëmbajtjen e mallrave.
- Mban raftet dhe hapësirën e punës të pastra e të rregulluara.
- U jep ndihmë klientëve për të gjetur produktet dhe për t'i përmbushur kërkesat e tyre.
- Regjistron kërkesat e klientëve që nuk janë plotësuar dhe i raporton te Menaxheri/Përgjegjësi.
- Ka njohuri për veçoritë themelore të produkteve dhe, kur kërkohet, i informon ose i promovon ato te klientët.
- Njofton për mungesa, dëmtime, skadenca apo çështje të tjera të vërejtura.
- Zbaton procedurat, standardet e higjienës dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
- Kryen edhe detyra të tjera të lidhura me rolin, sipas udhëzimeve të Menaxherit të Marketit.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm.
- Kërkohen përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi organizative në punë.
- Nevojiten aftësi komunikimi dhe qasje e orientuar ndaj klientit.
- Kërkohet vëmendje ndaj hollësive dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Duhet gatishmëri për punë me turne.
Benefitet dhe zhvillimi profesional
Kompania vë në dispozicion një paketë përfitimesh dhe mundësi për zhvillim të stafit, në pajtim me politikat e saj të brendshme, ku përfshihen:
- Sigurim shëndetësor privat – pas 6 muajve punë dhe pas një vlerësimi pozitiv të performancës, punonjësi pajiset me paketën e sigurimit shëndetësor privat të kompanisë.
- Trajnime profesionale periodike – stafi angazhohet në programe trajnimi dhe zhvillimi sipas rolit dhe nevojave profesionale.
- Big Academy – ofrohet mundësia e pjesëmarrjes në programe trajnimi të realizuara nga ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm në kuadër të Big Academy.
- Zhvillim dhe avancim në karrierë – mundësohet rritja profesionale dhe promovimi brenda kompanisë, në bazë të performancës, kompetencave dhe nevojave organizative.
- Vlerësim periodik i performancës – rezultatet në punë dhe zhvillimi profesional përcillen e vlerësohen rregullisht për të identifikuar arritjet, hapësirat për përmirësim dhe mundësitë e zhvillimit.
Përfitimet dhe vazhdimësia e tyre përcaktohen nga kriteret dhe politikat e brendshme të kompanisë në fuqi, të bazuara në performancë dhe merita.