Përshkrimi
Shërbim Klienti – Dega Bilisht – Zëvendësim për Leje Lindjeje
Detyrat kryesore
- Kryen me shpejtësi dhe saktësi shërbimet bankare, përfshirë depozitimet, tërheqjet, llogaritë, depozitat, kartat dhe overdraftet.
- Zbulon kartëmonedhat e falsifikuara në pajtim me procedurat e bankës.
- Mbron konfidencialitetin e transaksioneve dhe të informacionit të klientëve.
- Ndihmon aktivitetet e marketingut dhe promovon produktet bankare për të përmirësuar përvojën e klientëve.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Aftësi të mira matematikore për lehtësimin e procesit të rikoncilimit ditor.
- Aftësi të zhvilluara komunikimi.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike, si edhe aftësi për të plotësuar të dhënat numerike me saktësi dhe shpejtësi.
- Qasje praktike dhe kujdes në detyrat që lidhen me paratë.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të dhënë kontribut efektiv në ekip.
- Njohuri rrjedhshme të gjuhës angleze.
Pozicioni ofrohet si zëvendësim gjatë lejes së lindjes.