Përshkrimi
A.M.G shpk - Algida® është një kompani me 25 vite përvojë në importin dhe shpërndarjen e produkteve të ndryshme ushqimore të ngrira. Aktualisht vepron në të gjithë tregun shqiptar me një portofol të gjerë produktesh. Si pasojë e zgjerimit të pandërprerë, kompania po kërkon staf për magazinën qendrore.
Detyrat
- Mban ambientin e magazinës të pastër dhe të sistemuar përmes kujdesit të përditshëm.
- Organizon vazhdimisht kategorinë për të cilën ka përgjegjësi ose që i caktohet nga mbikëqyrësi i magazinës.
- Përgatit porositë e artikujve për departamentet sipas kërkesave përkatëse.
- Sigurohet që gjatë lëvizjes së mallrave brenda magazinës produktet të mos dëmtohen dhe të mbeten në gjendje të përshtatshme për shitje.
- Kryen pranimin e furnizimeve duke ndjekur udhëzimet e supervizorit të magazinës.
- Realizon shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanisë dhe ndihmon në mirëmbajtjen e pirunit.
- Kontribuon në ruajtjen e sigurisë brenda magazinës.
- Kujdeset për sistemimin e magazinës.
- Zbaton çdo urdhër të dhënë nga shefi i sektorit dhe magazinieri.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë pune në magazina të ndryshme.
- Të dijë të përdorë pirunin.
- Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.
- Mosha 20-45 vjec.
- Të ketë të paktën dy vite eksperiencë pune si pirunist në magazinë.
- Të jetë fleksibël me oraret e punës.