Përshkrimi
A.M.G sh.p.k është një kompani e krijuar që nga vitet 90, me 25 vite përvojë në importin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ngrira. Portofoli i saj përfshin Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou dhe produkte të tjera të ngjashme. E pozicionuar tashmë si një nga kompanitë udhëheqëse në tregun shqiptar, ajo operon me një ekip profesionist dhe me përvojë, duke mbetur e përqendruar në plotësimin e nevojave të klientëve. Si pjesë e përmirësimit të cilësisë së shërbimit, kompania synon të afrojë staf të ri, energjik dhe me ambicie për zhvillim profesional.
Kompania është në kërkim të një Menaxher Rajonal Horeca.
Ky rol merr pjesë drejtpërdrejt në organizimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve të kompanisë në terren për klientët e portofolit, me synim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit, si edhe forcimin e pozicionimit të produkteve në treg, me fokus te produkte të veçanta. Pozicioni gjithashtu mbështet zbatimin e politikave të shitjes dhe raportimit në çdo nivel, si dhe kujdeset për krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me klientët.
Detyrat
- Të ketë njohuri të plota mbi produktet e kompanisë dhe t’i prezantojë ato në treg.
- Të sigurojë informacion të vazhdueshëm për produktet dhe çmimet e konkurrencës.
- Të kontribuojë aktivisht në diskutimet për përcaktimin e çmimeve.
- Të ndjekë procesin e shitjes së produkteve dhe të ndërhyjë në kohën e duhur për të shmangur problematika të ndryshme gjatë këtij procesi.
- Të analizojë performancën e produktit sipas kategorive, të hartojë raporte dhe të propozojë masa për përmirësimin e rezultateve.
- Të përzgjedhë dhe të përgatisë produktet për promocion sipas rastit.
- Të mbajë komunikim të vazhdueshëm me drejtorin e blerjeve, të kontrollojë stokun e kategorisë dhe të ndjekë ecurinë e porosive.
- Të ndjekë projekte të caktuara në bashkëpunim me departamentin e shitjeve.
- Të mbikëqyrë të gjitha aspektet që lidhen me promovimin, imazhin dhe elemente të tjera për produktet në fokus.
- Të përgatisë raporte javore dhe mujore për planin e veprimtarisë dhe t’i raportojë ato periodikisht te Menaxheri i shitjeve dhe Ceo.
- Të përqendrohet në rritjen e shitjeve të shoqërisë.
- Të realizojë targetet dhe të hetojë hendekët e identifikuar.
- Të monitorojë dhe të rishikojë raportet periodike sipas klientëve, produkteve dhe realizueshmërisë së tyre, duke raportuar te administratori.
- Të sugjerojë gjurmimin e klientëve potencialë për departamentin e Shitjes, në raport me strukturën e shitjes dhe administratorin.
- Të mbikëqyrë procesin e regjistrimit të porosive në bazat e të dhënave të brendshme.
- Të negociojë kushtet e marrëveshjeve me klientët, me miratimin e administratorit.
- Të menaxhojë likuiditetin e klientëve në koordinim me departamentin e shitjeve.
- Të autorizojë skontot në përputhje me kufijtë e autoritetit të përcaktuar nga administratori.
- Të ndjekë detyrat e caktuara për supervizorët e shitjeve dhe koordinatorët e shitjeve të departamentit, ndërsa për këta të fundit në bashkëpunim me kryekordinatorin.
- Të identifikojë nevojat për trajnim të strukturës së shitjeve sipas pozicioneve përkatëse.
- Të gjenerojë raporte nga takimet me klientë në terren për vlerësimin e stafit, duke evidentuar pikat e forta dhe të dobëta për secilin.
- Të marrë pjesë në trajnimin e stafit dhe në procesin e onboarding.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.
- Të ketë më shumë se 5 vjet përvojë pune në sektorin e shitjeve me pakicë, markete dhe supermarkete.
- Të ketë eksperiencë pune si Menaxher në drejtimin e ekipeve të shitjeve.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (excel, Ëord, Poëer point).
- Të zotërojë gjuhën Angleze.
- Të ketë aftësi për të drejtuar dhe motivuar një ekip.
- Të shfaqë aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhënieje me njerëzit.
- Të ketë përkushtim të lartë ndaj shërbimit për klientin.
- Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe të përballojë situata sfiduese.
- Të karakterizohet nga vetëbesimi, nxitja dhe entuziazmi.
- Të ketë aftësi vendimmarrjeje dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Të jetë në gjendje të kuptojë dhe të analizojë shifrat e shitjeve.
- Të ketë sens të shëndoshë biznesi.