Përshkrimi
A.M.G sh.p.k është një kompani e krijuar që në vitet 90, me 25 vite përvojë në importin dhe distribuimin e produkteve ushqimore të ngrira. Portofoli përfshin Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou dhe të tjera. E pozicionuar tashmë si një ndër kompanitë udhëheqëse në tregun shqiptar, ajo operon me staf profesional dhe me eksperiencë, duke synuar vazhdimisht plotësimin e nevojave të klientëve. Në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit, kompania po kërkon një profil të ri energjik me ambicie për zhvillim profesional.
Kompania po rekruton për pozicionin Menaxher Rajonal Retail.
Ky rol merr pjesë drejtpërdrejt në organizimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarive të kompanisë në terren për klientët e portofolit, me synim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit, si edhe përmirësimin e pozicionimit të produkteve në treg, me fokus te produkte të caktuara. Pozicioni gjithashtu mbështet zbatimin e politikave të shitjes dhe raportimit në çdo nivel, si edhe zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me klientët.
Detyrat
- Të ketë njohuri të mira për produktet e kompanisë dhe t’i prezantojë ato në treg.
- Të sigurojë informacion të vazhdueshëm mbi produktet dhe çmimet e konkurrencës.
- Të kontribuojë aktivisht në diskutimet për përcaktimin e çmimeve.
- Të ndjekë procesin e shitjes së produkteve dhe të ndërhyjë në kohën e duhur për të shmangur problematika të ndryshme gjatë këtij procesi.
- Të analizojë ecurinë e produktit sipas kategorive, të hartojë raporte dhe të propozojë masa për përmirësimin e rezultateve.
- Të përzgjedhë dhe përgatisë produktet për promocion sipas rasteve.
- Të mbajë komunikim të pandërprerë me drejtorin e blerjeve, të kontrollojë stokun e kategorisë dhe të ndjekë statusin e porosisë.
- Të ndjekë projekte të caktuara në bashkëpunim me departamentin e shitjeve.
- Të mbikëqyrë të gjithë elementët që lidhen me promovimin, imazhin dhe aspekte të tjera për produktet në fokus.
- Të përgatisë raporte javore dhe mujore mbi planin e veprimtarisë dhe t’i raportojë periodikisht te Menaxheri i shitjeve dhe CEO.
- Të orientohet drejt rritjes së shitjeve të shoqërisë.
- Të realizojë targetet dhe të hetojë boshllëqet e identifikuara.
- Të monitorojë dhe rishikojë raportet periodike sipas klientëve, produkteve dhe realizueshmërisë së tyre, si edhe t’i raportojë administratorit.
- Të sugjerojë gjurmimin e klientëve potencialë për departamentin e Shitjes, në bashkëpunim me strukturën e shitjes dhe administratorin.
- Të mbikëqyrë procesin e regjistrimit të porosive në bazat e brendshme të të dhënave.
- Të negociojë kushtet e marrëveshjeve me klientët me miratimin e administratorit.
- Të menaxhojë likuiditetin e klientëve në koordinim me departamentin e shitjeve.
- Të autorizojë skontot sipas kufijve të autoritetit të përcaktuar nga administratori.
- Të ndjekë detyrat e caktuara për supervizorët e shitjeve dhe koordinatorët e shitjeve të departamentit, ndërsa për këta të fundit në bashkëpunim me kryekordinatorin.
- Të identifikojë nevojat për trajnim të strukturës së shitjeve sipas pozicioneve përkatëse.
- Të gjenerojë raporte nga takimet me klientë në terren për vlerësimin e stafit, duke evidentuar pikat e forta dhe të dobëta për secilin.
- Të marrë pjesë në trajnimin e stafit dhe në procesin e onboarding.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.
- Të ketë më shumë se 5 vjet përvojë pune në sektorin e shitjeve me pakicë, markete dhe supermarkete.
- Të ketë përvojë pune si Menaxher në drejtimin e ekipeve të shitjeve.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (excel, Ëord, Poëer point).
- Të zotërojë gjuhën Angleze.
- Të ketë aftësi për të udhëhequr dhe motivuar një ekip.
- Të shfaqë aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhënieje me njerëzit.
- Të ketë angazhim të lartë ndaj shërbimit për klientin.
- Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe të menaxhojë situata sfiduese.
- Të demonstrojë besim, iniciativë dhe entuziazëm.
- Të ketë aftësi vendimmarrëse dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Të jetë në gjendje të kuptojë dhe analizojë shifrat e shitjeve.
- Të ketë sens të shëndoshë biznesi.