Përshkrimi
A.M.G shpk, pjesë e DVG Group, është një kompani e krijuar që në vitet 90 dhe ka 25 vjet përvojë në importin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ngrira. Portofoli i saj përfshin Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), produkte mishi Dimal (mish gjiro, fileto pule, krahe pule, shishqebap, qofte, berxolla, etj), produkte pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), produkte brumi Ioniki, perime Polar Food, produkte deti Siblou, si edhe verëra dhe pije alkoolike.
Kompania është tashmë e pozicionuar si një nga liderët e tregut shqiptar, me një staf profesionist dhe me përvojë, të orientuar vazhdimisht drejt plotësimit të nevojave të klientëve. Për të rritur më tej cilësinë e shërbimit, ajo kërkon një Pergjegjes/e Blerjesh.
Ky pozicion ka për detyrë të mbulojë nevojat e kompanisë për blerje jashtë vendit për produktet e portofolit, duke u bazuar në planin e prodhimit dhe kërkesat e klientëve të shumicës. Roli përfshin koordinimin dhe ndjekjen e përditshme të proceseve të blerjes, porosive dhe komunikimit me furnitorët, me synim që furnizimet të kryhen në afat, me dokumentacion të rregullt dhe sipas nevojave të kompanisë. Gjithashtu, pozicioni mbështet Menaxherin e Blerjeve në planifikim, analizën e stokut, ndjekjen e furnitorëve dhe kontrollin e realizimit të porosive.
Detyrat
- Përcakton nevojat e kompanisë për furnizim me produkte ose kategori të caktuara produktesh.
- Krijon dhe zhvillon komunikim të qëndrueshëm me partnerët e biznesit brenda dhe jashtë vendit.
- Negocion kushtet e blerjes së produkteve.
- Përditëson të dhënat për furnitorët, artikujt dhe çmimet, si dhe analizon këto informacione.
- Lëshon porositë dhe i ndjek ato gjatë zbatimit.
- Mbikëqyr procesin e transportit dhe logjistikës deri në mbërritjen në magazina.
- Bashkëpunon me magazinat dhe verifikon që produktet e pranuara të përmbushin të gjitha standardet e cilësisë; kur ka mospërputhje, njofton furnitorët brenda afatit përkatës.
- Mban komunikim të vazhdueshëm me eprorin ose eprorët për ecurinë e punës.
- Harton raporte periodike mbi zhvillimin e aktivitetit të punës.
- Kontrollon afatet e mbërritjes së mallrave dhe njofton drejtuesin e departamentit për çdo vonesë apo problematikë.
- Monitoron produktet me stok të ulët, stok të tepërt, qarkullim të ngadaltë ose afate të afërta skadence, duke parandaluar mungesat ose overstokun.
- Ndjek dhe dokumenton çështjet problematike me furnitorët dhe sugjeron masa korrigjuese.
- Garantonn që çdo porosi të miratohet sipas procedurave të brendshme.
- Bashkërendon procesin e porosive me Brand Manager dhe Specialistin e Departamentit.
- Administron dhe arkivon dokumentacionin e blerjeve në përputhje me kërkesat e kompanisë dhe sistemin Haccp.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në ekonomi, finance, administrim biznesi ose fusha të tjera të ngjashme.
- Të zotërojë përvojë të mëparshme prej të paktën 5 vjetësh në sektorin e blerjeve.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet avantazh.
- Të ketë aftësi të avancuara në Microsoft Excel dhe në përdorimin e sistemeve ERP ose programeve të blerjeve.
- Njohuritë mbi procedurat e kontrollit, dokumentacionin e blerjeve dhe kërkesat e sigurisë ushqimore përbëjnë avantazh.
- Të demonstrojë integritet, konfidencialitet, vendimmarrje të mirë dhe orientim të fortë drejt rezultateve.
- Përvoja në kompani distribucioni, retail, FMCG ose në produkte ushqimore konsiderohet avantazh.
- Të jetë me iniciativë dhe bashkëpunues.