Përshkrimi
A.M.G sh.p.k, e krijuar që në vitet ’90, operon prej 25 vitesh në importin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ngrira. Portofoli i saj përfshin Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Kompania është e pozicionuar si një nga emrat kryesorë në tregun shqiptar, me staf profesionist dhe përvojë të konsoliduar, duke synuar vazhdimisht plotësimin e nevojave të klientëve. Në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit, ajo po kërkon të zgjerojë ekipin me një profil energjik dhe të orientuar drejt zhvillimit profesional.
Kompania është në kërkim të një Menaxheri Rajonal Retail.
Ky pozicion merr pjesë drejtpërdrejt në organizimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve të kompanisë në terren për klientët e portofolit, me synim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit, si edhe përmirësimin e pozicionimit të produkteve në treg, me fokus te produkte të caktuara. Roli gjithashtu mbështet zbatimin e politikave të shitjes dhe raportimit në çdo nivel, si dhe zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me klientët.
Detyrat
- Të njohë mirë produktet e kompanisë dhe të kontribuojë në prezantimin e tyre në treg.
- Të sigurojë informacion të vazhdueshëm mbi produktet dhe çmimet e konkurrencës.
- Të marrë pjesë aktivisht në diskutimet për përcaktimin e çmimeve.
- Të ndjekë ecurinë e shitjes së produkteve dhe të ndërhyjë në kohë për shmangien e problematikave gjatë procesit.
- Të analizojë performancën e produkteve sipas kategorive, të hartojë raporte dhe të propozojë masa për përmirësimin e rezultateve.
- Të përzgjedhë dhe përgatisë produktet për aktivitete promocionale sipas rasteve përkatëse.
- Të mbajë komunikim të vazhdueshëm me drejtorin e blerjeve, të kontrollojë stokun e kategorisë dhe të ndjekë statusin e porosive.
- Të ndjekë projekte të caktuara në bashkëpunim me departamentin e shitjeve.
- Të mbikëqyrë të gjithë elementët që lidhen me promovimin, imazhin dhe aspekte të ngjashme për produktet në fokus.
- Të përgatisë raporte javore dhe mujore për planin e veprimtarisë dhe t’i raportojë ato periodikisht te Menaxheri i shitjeve dhe CEO.
- Të ketë si prioritet rritjen e shitjeve të shoqërisë.
- Të realizojë targetet dhe të analizojë boshllëqet e evidentuara.
- Të monitorojë dhe rishikojë raportet periodike sipas klientëve, produkteve dhe realizueshmërisë së tyre, duke raportuar te administratori.
- Të sugjerojë gjurmimin e klientëve potencialë për departamentin e Shitjes, në raport me strukturën e shitjes dhe administratorin.
- Të mbikëqyrë procesin e regjistrimit të porosive në bazat e brendshme të të dhënave.
- Të negociojë kushtet e marrëveshjeve me klientët, me miratimin e administratorit.
- Të menaxhojë likuiditetin e klientëve në koordinim me departamentin e shitjeve.
- Të autorizojë skontot sipas kufijve të autoritetit të përcaktuar nga administratori.
- Të ndjekë detyrat e caktuara për supervizorët e shitjeve dhe koordinatorët e shitjeve të departamentit, për këta të fundit në bashkëpunim me kryekordinatorin.
- Të identifikojë nevojat për trajnim në strukturën e shitjeve sipas pozicioneve përkatëse.
- Të gjenerojë raporte nga takimet me klientët në terren për vlerësimin e stafit, duke evidentuar pikat e forta dhe të dobëta të secilit.
- Të marrë pjesë në trajnimin e stafit dhe në procesin e onboarding.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.
- Të ketë më shumë se 5 vite përvojë pune në sektorin e shitjeve me pakicë, markete dhe supermarkete.
- Të ketë përvojë pune si Menaxher në drejtimin e ekipeve të shitjeve.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (excel, Ëord, Poëer point).
- Të zotërojë gjuhën Angleze.
- Të ketë aftësi për të udhëhequr dhe motivuar ekipin.
- Të shfaqë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
- Të ketë angazhim të lartë ndaj shërbimit për klientin.
- Të jetë në gjendje të punojë nën presion dhe të menaxhojë situata sfiduese.
- Të karakterizohet nga vetëbesimi, nxitja dhe entuziazmi.
- Të ketë aftësi vendimmarrëse dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Të kuptojë dhe të analizojë shifrat e shitjeve.
- Të ketë sens të shëndoshë biznesi.