• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
A.M.G sh.p.k

Pergjegjes/e Blerjesh

A.M.G sh.p.k
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë4 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

A.M.G shpk, pjesë e DVG Group, është një kompani e krijuar që në vitet 90 dhe ka 25 vite përvojë në importin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore të ngrira. Portofoli i saj përfshin Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), produkte mishi Dimal (mish gjiro, fileto pule, krahe pule, shishqebap, qofte, berxolla, etj), produkte pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), produkte brumi Ioniki, perime Polar Food, produkte deti Siblou, verë dhe pije alkoolike, si edhe artikuj të tjerë të ngjashëm. E pozicionuar tashmë si një nga kompanitë udhëheqëse në tregun shqiptar, ajo mbështetet në një staf profesionist dhe me eksperiencë, të angazhuar për të përmbushur kërkesat e klientëve. Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së shërbimit, kompania kërkon një Pergjegjes/e Blerjesh.

Ky rol ka për detyrë të mbulojë nevojat e kompanisë për blerje jashtë vendit për produktet e portofolit, duke u bazuar në planin e prodhimit dhe në kërkesat e klientëve me shumicë.

Detyrat

  • Të përcaktojë nevojat e kompanisë për furnizim me produkte ose me kategori të caktuara produktesh.
  • Të zhvillojë dhe mirëmbajë komunikimin me partnerët e biznesit brenda dhe jashtë vendit.
  • Të zhvillojë negociatat për blerjen e produkteve.
  • Të përditësojë të dhënat për furnitorët, artikujt dhe çmimet, si dhe të analizojë këto informacione.
  • Të lëshojë porositë dhe të ndjekë ecurinë e tyre gjatë zbatimit.
  • Të monitorojë procesin e transportit dhe logjistikës deri në mbërritjen në magazina.
  • Të bashkëpunojë me magazinat dhe të verifikojë që produktet e pranuara përmbushin të gjitha kriteret e cilësisë; nëse konstatohet e kundërta, të njoftojë furnitorët brenda afatit.
  • Të mbajë komunikim të vazhdueshëm me eprorin ose eprorët lidhur me progresin e punës.
  • Të hartojë raporte periodike mbi ecurinë e aktivitetit të punës.

Kualifikimet

  • Të ketë diplomë universitare në ekonomi, finance, administrim biznesi ose fusha të tjera të përafërta.
  • Të ketë përvojë të mëparshme prej të paktën 5 vjetësh në sektorin e blerjeve.
  • Të zotërojë në nivel shumë të mirë gjuhët Angleze dhe Italiane.
  • Të përdorë shumë mirë paketën MS Office.
  • Të jetë person i besueshëm dhe i gatshëm të mbajë përgjegjësi.
  • Të tregojë iniciativë dhe frymë bashkëpunimi.