Përshkrimi
Roli i Asistentit të Shitjes përfshin menaxhimin e porosive të klientëve, trajtimin e faturave, prezantimin e produkteve dhe mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm me klientelën. Kjo pozitë ka një rol aktiv në ekipin e shitjes, qëndron në kontakt të afërt si me klientët ekzistues ashtu edhe me ata potencialë, dhe i mban menaxherët e shitjes të informuar mbi ecurinë e klientëve dhe mundësitë për porosi të reja.
Detyrat
- Të pranojë dhe të procedojë faturat që lidhen me porositë.
- Të komunikojë me klientët për konfirmimin dhe ndjekjen e porosive të tyre.
- Të prezantojë katalogët e produkteve te klientët.
- Të identifikojë nevojat e klientëve dhe të kërkojë mundësi për porosi të reja.
- Të monitorojë gjendjen e porosive dhe të sigurojë realizimin e tyre brenda afatit.
- Të përditësojë në sistem të dhënat e klientëve dhe të porosive.
- Të njoftojë dhe të orientojë menaxherët e shitjes lidhur me ecurinë e klientëve, interesimin për produkte dhe porositë e mundshme.
- Të bashkëpunojë ngushtë me departamente të tjera, përfshirë magazinën, financën dhe logjistikën.
- Të mbajë marrëdhënie të mira me klientët dhe të ofrojë shërbim cilësor.
Kualifikimet
- Kërkohet të paktën përfundimi i arsimit të mesëm.
- Arsimi i lartë në Ekonomi, Administrim Biznesi, Marketing, Menaxhim ose fusha të ngjashme vlerësohet si përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
Përvoja dhe aftësi të kërkuara:
- Përvoja e mëparshme në shitje ose në marrëdhënie me klientët konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim dhe prezantim.
- Duhet aftësi për të punuar me fatura, porosi dhe dokumentacion përkatës.
- Nevojiten njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit, përfshirë MS Excel, email dhe sisteme ERP.
- Vlerësohen aftësitë organizative, korrektësia dhe vëmendja ndaj hollësive.
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e aftë të punojë në ekip dhe të bashkëpunojë me menaxherët e shitjes.