Përshkrimi
Kompania ALSTEZO sh.a ka 32 vite përvojë në fushën e shpërndarjes së pjesëve të këmbimit dhe autoservisit.
Aktiviteti i saj është i shtrirë në 3 njësi: Tiranë (Kashar), Tiranë (Bulevardi Zogu 1) dhe Fier. Në përbërje të kompanisë janë mbi 80 punonjës me profile të ndryshme.
Detyrat
- Merr në dorëzim dhe verifikon të gjitha mallrat që mbërrijnë në magazinë.
- Mbikëqyr dhe administron mallin në magazinë, përfshirë edhe procesin e inventarit.
- Ka përgjegjësi materiale për produktet e ruajtura në magazinën që mbulon, kujdeset për sistemimin e vazhdueshëm të tyre dhe mban rendin e pastërtinë në bashkëpunim me punëtorët e magazinës.
- Siguron që çdo lëvizje e produkteve në zonën e tij të mbulimit të përputhet me lokacionet e regjistruara në sistem.
- Përgjigjet për gjendjen dhe qarkullimin e materialeve që ndodhen në magazinë.
- Kryen inventarin e magazinës dhe kontrollon saktësinë e tij.
- Njofton periodikisht përgjegjësin e sektorit për gjendjen e magazinës dhe për problematikat që mund të paraqiten.
- Bën rakordimet mes gjendjes fizike dhe asaj kontabël.
- Kujdeset që produktet të ruhen nga çdo dëmtim i mundshëm.
- Zbaton me korrektësi detyrat që i caktohen nga supervizori / manaxheri.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë pune në Logjistikë, gjë që përbën avantazh.
- Të zotërojë aftësi drejtuese dhe organizative.
- Të jetë person komunikues.
- Të dijë të menaxhojë kohën dhe të përcaktojë prioritetet.
Ofrojmë
- Kushte shumë të mira pune.
- Pagesë të kënaqshme.