Përshkrimi
ALSTEZO sh.a është një kompani me 32 vite përvojë në shpërndarjen e pjesëve të këmbimit dhe në fushën e autoservisit.
Aktiviteti i saj është i konsoliduar në 3 ambiente: Tiranë (Kashar), Tiranë (Bulevardi Zogu 1) dhe Fier. Në strukturën e kompanisë bëjnë pjesë mbi 80 punonjës me profile të ndryshme.
Detyrat
- Pranon dhe verifikon të gjitha mallrat që dorëzohen në magazinë.
- Mbikëqyr dhe administron produktet e magazinës, duke përfshirë edhe inventarin.
- Mban përgjegjësi materiale për mallin e ruajtur në magazinën e tij, kujdeset për sistemimin e vazhdueshëm të produkteve dhe për ruajtjen e rregullit dhe pastërtisë në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të magazinës.
- Siguron që çdo lëvizje e produkteve në zonën që mbulon të përputhet me lokacionet e regjistruara në sistem.
- Përgjigjet për gjendjen dhe qarkullimin e materialeve që ndodhen në magazinë.
- Kryen inventar dhe verifikon saktësinë e tij në magazinë.
- Njofton në mënyrë periodike përgjegjësin e sektorit për gjendjen e magazinës dhe për problematikat që mund të paraqiten.
- Bën rakordimet mes gjendjes fizike dhe asaj kontabël.
- Kujdeset që produktet të ruhen nga çdo dëmtim i mundshëm.
- Zbaton me përpikëri detyrat e caktuara nga supervizori ose menaxheri.
Kualifikimet
- Eksperienca e punës në Logjistikë përbën avantazh.
- Duhet të ketë aftësi organizimi dhe drejtimi.
- Kërkohet të jetë komunikues.
- Duhet të dijë të menaxhojë kohën dhe të përcaktojë prioritetet.
Ofrojmë:
- Kushte shumë të mira pune.
- Pagesë të kënaqshme.