Përshkrimi
Kompania ALSTEZO sh.a ka një përvojë prej 32 vitesh në fushën e shpërndarjes së pjesëve të këmbimit dhe autoservisit. Aktualisht aktiviteti i saj është i konsoliduar në 3 ambiente: 2 në Tiranë dhe 1 në Fier, ndërsa stafi përbëhet nga më shumë se 80 punonjës me profile të ndryshme.
Detyrat
- Të kryejë verifikim të hollësishëm të regjistrimeve në Financa5.
- Të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin që lidhet me hyrjet dhe daljet e magazinës drejt destinacioneve të tjera.
- Të kontrollojë dhe të vërtetojë veprimet që kanë të bëjnë me mjetet monetare.
- Të bëjë rakordimin e klientëve dhe furnitorëve, si edhe të kasës fiskale, POS-it bankar dhe elementeve të ngjashme.
- Të ndjekë kontratat e shërbimeve të kompanisë.
- Të analizojë të dhënat financiare, të përllogarisë kostot dhe marzhet e kompanisë.
- Të mbikëqyrë dhe raportojë mbi magazinat në pikat e shitjes, si edhe të evidentojë diferencat sa herë që kërkohet ose kur e vlerëson të nevojshme.
- Të zbatojë politikat dhe procedurat e kompanisë.
- Të planifikojë, organizojë dhe administrojë ngarkesën e punës.
- Të marrë përsipër edhe detyra të tjera që lidhen me përmbushjen e funksionit të përgjegjësit të financës.
- Të jetë i/e aftë të mbajë përgjegjësi në ushtrimin e detyrës.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në degën Ekonomik/ Financë- Kontabilitet.
- Njohuri shumë të mira të programit Financa 5.
- Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office.
- Shkathtësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Qasje pozitive në punë në çdo kohë.
- Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar me ekipin.
- Fleksibilitet në orarin e punës.