Përshkrimi
Kompania Agro Blend Group ka një vend të lirë pune për Shofer Personeli.
Ofrohen kushte të favorshme pune dhe pagë e kënaqshme.
Detyrat kryesore
- Kryen transportin e personelit të AgroBlend Group në zonën e Vores.
- Zbaton itinerarët e përcaktuar duke respektuar rregullat e trafikut.
- Siguron respektimin e përpiktë të orareve.
- Kujdeset rregullisht për mirëmbajtjen e mjetit që i është dorëzuar.
- Kontrollon gjendjen e mjetit dhe njofton për çdo defekt të konstatuar.
- Tregon kujdes në zbatimin e rregullave rrugore për të parandaluar gjobat.
Kualifikimet e nevojshme
- Duhet të zotërojë Patente të klasit D, Cap dhe Tahograf.
- Kërkohet përvojë e mëparshme në drejtimin e furgonit.
- Duhet të menaxhojë me sukses situata të paparashikuara që lidhen me kushtet e motit dhe trafikun.
- Kërkohet sjellje e mirë dhe aftësi komunikimi.
- Duhet të tregojë fleksibilitet lidhur me oraret.
Dokumentet e kërkuara