Përshkrimi
Kompania Agro Blend Group synon të shtojë stafin duke punësuar një Magazinier.
Detyrat kryesore
- Kontrollon dhe mbikëqyr veprimtarinë që zhvillohet në magazinë.
- Regjistron në ditarin e magazinës çdo lëvizje dhe hyrje-dalje, duke plotësuar edhe dokumentet e kartelat përkatëse.
- Dokumenton me procesverbale çdo rast incidenti, thyerjeje, dëmtimi apo shpërdorimi.
- Mban të përditësuar inventarin e mallrave në magazinë dhe harton raportet përkatëse.
- Raporton çdo ditë te eprori i drejtpërdrejtë.
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga eprori i drejtpërdrejtë.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët me arsim të lartë kanë përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në organizim dhe koordinim.
- Duhet të jetë në gjendje të propozojë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Nevojiten aftësi të mira për komunikim dhe bashkëpunim.
- Kërkohet besueshmëri, përgjegjshmëri dhe përmbushje e detyrimeve të punës.
Dokumentet e kërkuara