Përshkrimi
Kompania Agro Blend Group kërkon kandidatë të përshtatshëm për vendin e punës Elektricist.
Përgjegjësitë
- Ndjek urdhrat dhe udhëzimet e përgjithshme e të posaçme të punëdhënësit, duke zbatuar legjislacionin dhe aktet nënligjore për sigurinë, shëndetin dhe mjedisin në punë.
- Siguron që të gjitha aparatet dhe pajisjet elektrike të funksionojnë siç duhet dhe të përmbushin rregullat teknike në fuqi.
- Identifikon dhe përcakton materialet që nevojiten për mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të rrjetit elektrik.
- Mirëmban linjat ekzistuese të furnizimit dhe shton linja të reja në përputhje me kërkesat, mundësitë teknike dhe kushtet e sigurimit teknik.
- Vepron në përputhje me rregullat e sigurimit teknik.
Kualifikimet
Aftësitë e nevojshme
- Përvojë pune në zbatimin e punimeve të profileve të ngjashme.
- Zotërim shumë i mirë i njohurive mbi përbërësit bazë të sistemit elektrik.
- Njohje në nivel shumë të mirë e rregullores së sigurimit teknik.
- Kompetencë në kryerjen e instalimeve elektrike dhe në kontrollin e mirëmbajtjen e rrjetit.
- Zotësi për të identifikuar problemet, për t’i riparuar dhe për t’i raportuar.
Dokumentet e kërkuara