Përshkrimi
Shoqëria Agro Blend Group kërkon kandidatë të përshtatshëm për pozitën Ndihmes Elektricist.
Detyrat
- Ndjek urdhrat dhe udhëzimet e përgjithshme ose të veçanta të punëdhënësit, duke zbatuar aktet ligjore e nënligjore për sigurinë, shëndetin dhe mjedisin në vendin e punës.
- Siguron që aparatet dhe pajisjet me energji elektrike të jenë funksionale dhe në pajtim me rregullat teknike në fuqi.
- Identifikon dhe përcakton materialet e nevojshme për mirëmbajtjen e rregullt dhe të jashtëzakonshme të rrjetit elektrik.
- Mirëmban rrjetin ekzistues të linjave të furnizimit dhe instalon linja të reja, sipas kërkesave, mundësive teknike dhe kushteve të sigurisë teknike.
- Zbaton rregullat e sigurisë teknike.
Kualifikimet
Aftësitë
- Të posedojë përvojë pune në profile të ngjashme zbatimi.
- Të ketë njohuri shumë të mira për elementet bazë të sistemit elektrik.
- Të njohë shumë mirë rregulloren e sigurisë teknike.
- Të ketë kompetencë në instalime elektrike, kontroll dhe mirëmbajtje të rrjetit.
- Të jetë në gjendje të identifikojë, riparojë dhe raportojë problemet.