Përshkrimi
Shoqëria "Z D R A V A" sh.p.k është në kërkim të një Inxhinier Ndertimi.
Detyrat
- Organizon, planifikon dhe mbikëqyr ecurinë e punimeve në kantier.
- Kujdeset që projektet të realizohen sipas standardeve teknike dhe brenda afateve të vendosura.
- Verifikon cilësinë e punimeve të kryera dhe të materialeve që përdoren.
- Bashkërendon aktivitetet me ekipet teknike, nënkontraktorët dhe furnitorët.
- Përgatit dhe ndjek dokumentacionin teknik, raportet mbi progresin dhe situacionet e punimeve.
- Mbikëqyr zbatimin korrekt të rregullave të etikës dhe disiplinës në punë.
- U jep udhëzime punëtorëve dhe stafit vartës në kantier për respektimin e rregullave të sigurimit teknik, mbrojtjes në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
- Kryen edhe detyra të tjera që i caktohen, duke mbajtur përgjegjësi për realizimin e tyre.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar Fakultetin për Inxhinieri Ndertimi, Hidro, Gjeodezi ose Topografi.
- Të ketë 2 vjet përvojë pune.
- Të dijë të përdorë programet Autocad dhe Microsoft office.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira për dokumentacionet teknike të kompanive të ndërtimit.
- Të punojë me saktësi dhe t’u kushtojë vëmendje maksimale detajeve.