Përshkrimi
Kompania "ZDRAVA" SHPK kërkon të angazhojë Ekonomist/e për veprimtari në sektorin e ndërtimit.
Detyrat
- Evidentimi i faturave të shitjes dhe të blerjes.
- Regjistrimi i proceseve të magazinës dhe pajtimi i lëvizjeve të materialeve.
- Pasqyrimi i veprimeve të prodhimit dhe mbikëqyrja e ecurisë së tij.
- Monitorimi i detyrimeve ndaj furnitorëve dhe nënkontraktorëve.
- Njohuri për funksionimin e sistemit të lëshimit të faturave të fiskalizuara.
- Njohuri në përdorimin e programit financiar Financa 5.
Kualifikimet
- Diplomë universitare nga Fakulteti i Ekonomisë.
- Pranohen kandidatë me ose pa përvojë pune.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe organizim.
- Përdorim i mirë i Excel.
- Njohuri për Financa 5.
- Mosha e preferuar është deri në 40 vjeç.