Përshkrimi
Xheko Imperial po kërkon një Recepsionist/e me aftësi të mira komunikimi, qasje profesionale dhe fokus të lartë te shërbimi ndaj klientit, për t’iu bashkuar ekipit.
Personi në këtë rol do të shërbejë si kontakti i parë për klientët dhe do të kontribuojë që përvoja e tyre të jetë mikpritëse dhe profesionale, duke i mbështetur me efikasitet gjatë gjithë qëndrimit.
Detyrat
- Pritja e klientëve në recepsion dhe ofrimi i ndihmës së nevojshme.
- Zbatimi i procedurave të check-in dhe check-out.
- Administrimi i rezervimeve dhe trajtimi i kërkesave të klientëve.
- Menaxhimi i komunikimeve hyrëse dhe i kërkesave të ndryshme.
- Ofrimi i informacioneve lidhur me shërbimet dhe facilitetet e hotelit.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për realizimin e nevojave të klientëve.
- Mbajtja dhe përditësimi i të dhënave, si edhe i dokumentacionit përkatës.
- Zgjidhja me profesionalizëm e ankesave dhe situatave të ndryshme.
- Ruajtja e standardeve të larta të shërbimit dhe mikpritjes.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në recepsion, hoteleri ose në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe në shërbim ndaj klientit.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja vlerësohet si avantazh.
- Aftësi të mira organizative dhe administrim efektiv i kohës.
- Njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike dhe MS Office.
- Pamje profesionale dhe komunikim i rregullt.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të përballuar punën nën presion.
- Ndjenjë përgjegjësie, korrektësi, qasje pozitive dhe orientim ndaj klientit.
- Gatishmëri për punë me turne.
Ofrohet