Përshkrimi
Xheko Imperial kërkon të angazhojë një Recepsionisti, Turni III si pjesë të ekipit të saj.
Në këtë rol, recepsionisti/ja përfaqëson kontaktin e parë për klientët, duke u siguruar atyre pritje profesionale e mikpritëse dhe mbështetje efikase përgjatë gjithë qëndrimit.
Detyrat
- Pret klientët në recepsion dhe u ofron ndihmë.
- Zbaton procedurat e check-in dhe check-out.
- Administron rezervimet, si edhe kërkesat e klientëve.
- U përgjigjet telefonatave, e-maileve dhe kërkesave të ndryshme.
- Informon klientët për shërbimet dhe facilitetet që ofron hoteli.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për realizimin e kërkesave të klientëve.
- Administron dhe përditëson të dhënat dhe dokumentacionin.
- Menaxhon ankesat dhe situatat e ndryshme në mënyrë profesionale.
- Mban standard të lartë në shërbim dhe mikpritje.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në recepsion, hoteleri apo role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe në shërbimin ndaj klientit.
- Njohje e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja është përparësi.
- Shkathtësi në organizim dhe menaxhim të kohës.
- Njohuri themelore të programeve kompjuterike dhe MS Office.
- Paraqitje profesionale dhe komunikim i rregullt.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe punë nën presion.
- Përgjegjshmëri, korrektësi, qëndrim pozitiv dhe orientim ndaj klientit.
- Gatishmëri për punë me turne.
Ofrohet
- Mjedis pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi për zhvillim dhe trajnim.