Viva Fresh Store hap konkurs pune në Podujevë për pozitat Zëvendës Menaxher/e Marketi dhe Arkatare Administrative.
Zv. Menaxher/e Marketi – Përgjegjësitë kryesore
- Mbështetja e menaxherit në organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të përditshme të marketit
- Mbikëqyrja e stafit dhe sigurimi i zbatimit të procedurave dhe standardeve të kompanisë
- Monitorimi i furnizimit, ekspozimit dhe menaxhimit të produkteve në market
- Sigurimi i cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorëve dhe trajtimi i kërkesave të tyre
- Mbështetja në realizimin e objektivave operative dhe të shitjes
Zv. Menaxher/e Marketi – Kualifikimet
- Shkollimi i mesëm i përfunduar; arsimimi i lartë përbën përparësi
- Përvojë pune në sektorin e shitjes me pakicë, preferohet në pozita mbikëqyrëse
- Aftësi të mira organizative, menaxheriale dhe komunikuese
- Aftësi për udhëheqjen e ekipit dhe zgjidhjen e problemeve
- Përgjegjësi, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve
Arkatare Administrative – Detyrat e punës
- Pranimi, kontrollimi dhe evidentimi i mjeteve financiare sipas procedurave të kompanisë
- Menaxhimi dhe kontrollimi i arkës ditore
- Verifikimi dhe barazimi i të hyrave ditore me raportet financiare
- Përgatitja dhe sistemimi i dokumentacionit financiar dhe administrativ
- Evidentimi dhe raportimi i diferencave eventuale në arkë
- Bashkëpunimi me departamentin e financave dhe me menaxhmentin e marketit
- Sigurimi i saktësisë dhe ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave financiare
- Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas kërkesave të mbikëqyrësit
Çfarë ofrojmë
- Vetëm 5 ditë pune në javë – 2 ditë pushim për balancë më të mirë jetë/punë